HEI25

Drejtuesit e Projektit HEI’25 mbështesin UIBM për hartimin e rregulloreve

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva me bashkëpunëtorë ka pritur të martën në takim drejtuesit e Projektit HEI’25, të prirë nga menaxherja, Edita Buçinca, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit. Specifikisht u fol për nevojat që ka UIBM për mbështetje sa i përket hartimit të rregulloreve.

Në këtë kontekst, u potencua nevoja për mbështetje sa i përket hartimit të Rregullores për Ngacmime Seksuale dhe Rregullores për Barazi Gjinore. Drejtuesit e HEI’25, u shprehën të gatshëm për angazhimin e një eksperti dhe një punëtorie për finalizimin e punës për këto rregullore.

Rektorja Deva ka falënderuar drejtuesit e këtij projekti për mbështetje dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të zgjerohet dhe më tej. Palët u dakorduan për detyrimet sa i përket procesit të punës për finalizimin e këtyre rregulloreve, për të cilat tashmë ka nisur puna.

Shperndaj ne: