Besnik Hajdaraj.jpgghjk

Prof.ass.dr. Besnik Hajdari pranohet për studimet e postdoktoraturës në Sofje

Prof.ass.dr. Besnik Hajdari, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, është pranuar në studimet e postdoktoraturës në Sofje të Bullgarisë, në kuadër të një bashkëpunimi akademik dhe shkencor ndërinstitucional me Athinën, Greqi. Studimet i takojnë fushës së Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike, me fokus në Inteligjencën Artificiale dhe Inovacionin Teknologjik.

Ai gjithashtu do të jetë i përfshirë në aktivitete akademike dhe kërkimore në kuadër të një bashkëpunimi ndërinstitucional, me qëllim të zhvillimit të projekteve shkencore dhe shkëmbimit të njohurive në nivel ndërkombëtar. Ky angazhim përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional, duke krijuar mundësi për të avancuar kërkimin dhe për të kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike me ndikim të gjerë.

Shperndaj ne: