Cover

Të mërkurën ( 11 qershor 2025) mbahen zgjedhjet e studentëve në UIBM

Të mërkurën (11 qershor 2025) mbahen zgjedhjet për Këshillat e Studentëve në njësitë akademik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM).  Vendimi për zgjedhjet e studentëve është marrë nga Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur më 19 maj 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet  e duhura në mënyrë që procesi zgjedhor i studentëve të shkojë mirë dhe pa probleme. Studentët do të votojnë fizikisht në qendrat e votimit në fakultetet përkatëse, të cilat do të jenë të hapura prej orës 8:00 deri në orën 17:00.

Sipas planit dinamik, konstituimi i Këshillave të Studentëve nëpër njësi akademike dhe Parlamentit Studentor duhet të bëhet më së voni deri më 23 qershor 2025.

Shperndaj ne: