Profesoresha Avdullahi prezanton në konferencën EURAM 2025 hulumtimin për të ardhmen e arsimit në një botë VUCA
Nga data 22–25 qershor 2025, profesoresha Ajtene Avdullahi mori pjesë dhe prezantoi punim e saj në Konferencën e European Academy of Management – EURAM 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike në fushën e menaxhmentit në nivel evropian dhe ndërkombëtar.
Në këtë konferencë, ajo paraqiti rezultatet e kërkimeve të zhvilluara gjatë postdoktoraturës së saj në Universitetin e Gracit në Austri, të mundësuar dhe përkrahur nga Austrian Development Agency (ADA), programi i bursave HERAS+ dhe Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë.
Punimi i prezantuar, me titull: “Shaping flexible minds: How educational leadership and task design drive students’ ambidexterity thus preparing them for a VUCA world”, është në bashkëautorësi me stafin akademik të Universitetit të Gracit dhe të Sllovenisë, si dhe ka për qëllim zhvillimin e aftësive thelbësore të studentëve për përballimin e sfidave në një botë të paqëndrueshme, të pasigurt, komplekse dhe të paqartë (VUCA).



