Kampusi7

Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare: “Technology & Business Update 2025”

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë si bashkëorganizator në Konferencën Ndërkombëtare “Technology & Business Update 2025”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka kënaqësinë të njoftojë se do të jetë partner bashkë organizator në konferencën ndërkombëtare vjetore “Technology & Business Update 2025”, e cila organizohet nga Tirana Business University. Konferenca do të mbahet më 21 nëntor 2025 në ambientet e TBU në Tiranë, Shqipëri, me pjesëmarrje fizike dhe online përmes platformës Zoom.

Tema kryesore e edicionit të sivjetshëm është: “AI and Business Environment: Transformations, Challenges, and Ethics in the Digital Age”

Kjo konferencë do të zhvillohet në gjuhën angleze, është me recenzion shkencor ndërkombëtar (peer review) dhe synon të ofrojë një mundësi ndërkombëtare për diskutime akademike dhe shkencore mbi sfidat dhe transformimet në mjedisin e biznesit, teknologjisë, ekonomisë dhe ligjit. Pjesëmarrja e Universitetit “Isa Boletini” në këtë aktivitet të rëndësishëm akademik shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimin e kërkimit shkencor ndërkombëtar.

Ftojmë stafin akademik dhe studiuesit nga UIBM që të marrin pjesë me prezantimet e tyre shkencore, me prezencë fizike ose online. Detajet e konferencës dhe mënyrat e aplikimit për pjesëmarrje do të bëhen të ditura së shpejti përmes kanaleve zyrtare të universitetit.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni në.

Email: [email protected]  ose Dekanatin e Fakultetit Ekonomik.

Shperndaj ne: