Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të bashkëpunojë me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR), me qëllim të krijimit, zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e avancimit të zhvillimit rajonal. Për të specifikuar fushat e bashkëpunimit dhe ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive, të martën u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi nga rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva dhe ministri në detyrë i MZHR-së, Fitim Damka.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është krijimi, zhvillimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve si dhe përcaktimi i kornizës së bashkëpunimit në funksion të promovimit të zhvillimit të balancuar socio-ekonomik rajonal në Kosovë në përputhje me prioritetet e MZHR-së dhe Universitetit “Isa Boletini”. Kjo marrëveshje përcakton bazën mënyrat e ardhshme të bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal.
Sipas Memorandumit, bashkëpunimi i palëve do të zhvillohet në fushat si në vijim: Hartimi i politikave në fushën e zhvillimit rajonal, përgatitja dhe zbatimi i dokumenteve strategjike, koordinimi dhe monitorimi i politikave rajonale dhe format tjera të bashkëpunimit, realizimi i hulumtimeve të përbashkëta në fushën e zhvillimit rajonal, krijimi i Forumit për Zhvillim Ekonomik Rajonal etj. Gjithashtu palët janë zotuar që të bashkëpunojnë edhe sa i përket pjesëmarrjes në trajnime, grupe punuese, hulumtime, seminare, punëtori dhe vizita të përbashkëta studimore në fushat e bashkëpunimit bazuar në këtë memorandum, mandej shkëmbimin e informacioneve, dokumentacionit dhe materialeve tjera relevante si dhe përgatitjen e programeve/projekteve të ndryshme në lidhje me fushat e bashkëpunimit.
Për të siguruar efikasitetin e bashkëpunimit do të krijohet një grup i përbashkët punues, duke përfshirë përfaqësues të të dyja palëve. Secila palë do ta caktoj një koordinator, i cili do të jetë personi kryesor kontaktues dhe do ta siguroj koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të dakorduara për bashkëpunim.
Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, ministri në detyrë, Fitim Damka, e shoqëruar nga rektorja Deva me bashkëpunëtorë kanë vizituar kampusin universitar.


