Njoftimi për Konferencën Shkencore “IMGC 2025” publikohet në uebfaqen e Shërbimit Gjeologjik Evropian
Shërbimi Gjeologjik Evropian e ka publikuar ne uebfaqen zyrtare njoftimin për Konferencën Shkencore “IMGC 2025”, e cila të mbahet më 16 dhe 17 tetor 2025 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Njoftimi është publikuar në faqen e internetit të EuroGeoSurveys: https://eurogeosurveys.org/event/imgc2025/.
Para një jave Konferenca Shkencore IMGC 2025”, është regjistruar në “Academic Conferences Worldwide”. Këto dy lajme janë mirëpritur nga drejtuesit e Këshillit Organizativ dhe menaxhmenti i UIBM. Kryesuesi i Këshillit Organizativ, prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri, tha se publikimi i kësaj ngjarjeje në uebfaqen e Shërbimit Gjeologjik Evropian dhe regjistrimi i konferencës në “Academic Conferences Worldwide” do të ndikoj në rritjen e prestigjit të kësaj ngjarjeje shkencore në UIBM si dhe të UIBM në përgjithësi si institucion i arsimit të lartë në Kosovë.
Ediucioni i shtatë i kësaj konference si zakonisht organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë (Departamenti i Minierave dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës) dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.
