Prof. ass. dr. Bahtir Hyseni prezanton në “VI. International Enzyme and Bioprocess Days”
Profesori Bahtir Hyseni nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore i UIBM mori pjesë në konferencën VI. International Enzyme and Bioprocess Days (EBDays 2025), e cila u mbajt n; Kocaeli, Turqi – 27–29 gusht 2025. Profesori aty prezantoi punimin me titull: “Green Coffee Bean Fermentation via SSF to Reduce Acrylamide and Enhance Polyphenols in Roasted Coffee”. Punimi është përgatitur në kuadër të projektit të financuar nga MASHTI “Kokrrat e Kafes 2.0”.
Konferenca u zhvillua në Universitetin e Kocaelit në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Gebzes (GTÜ) dhe mblodhi studiues e profesionistë të fushës së enzimave dhe bioproceseve nga vende të ndryshme. Temat kryesore të EBDays 2025 përfshinë Inxhinierinë e enzimave, mekanizmat dhe kinetikën enzimatike, zhvillimin e bioproçeseve, aplikimet bioteknologjike dhe studimet kompjuterike për proteina/enzima, ndër të tjera.
Pjesëmarrja dhe prezantimi i Prof. Hysenit forcojnë profilin kërkimor të UIBM në fushën e bioteknologjisë ushqimore dhe kontribuojnë në ndërkombëtarizimin e rezultateve shkencore të universitetit.
