Stafi akademik i UIBM merr pjesë në Konferencën e 19-të Ndërkombëtare mbi Shkencat dhe Teknologjinë Mjedisore CEST2025
Profesori Sabri Avdullahi mori pjesë në Konferencën e 19-të Ndërkombëtare mbi Shkencat dhe Teknologjinë Mjedisore CEST2025, e mbajtur në Kos, Greqi, një ngjarje shkencore me mbi 350 pjesëmarrës nga 55 vende dhe më shumë se 400 prezantime në 11 fusha tematike.
Gjatë konferencës, Profesori Avdullahi prezentoi punim, si dhe udhëhoqi Sesionin 18 të kësaj konference, duke udhëhequr diskutimet dhe duke kontribuar në dialogun shkencor mbi çështje mjedisore dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Ky aktivitet përforcon angazhimin e Universitetit për të promovuar shkencën, kërkimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mjedisit dhe teknologjisë.

