IMGC

Në Konferencën Shkencore IMGC 2025” do të prezantohen 35 punime shkencore dhe 12 abstrakte

Në Konferencën Shkencore IMGC 2025”,  e cila mbahet më 16 dhe 17 tetor 2025 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), do të prezantohen 35 punime shkencore dhe 12 abstrakte. Kjo u bë e ditur në takimin e radhës të Këshillit Organizativ që u mbajt të enjten, ku u diskutua për përgatitjet që janë bërë për edicionin e sivjetmë të kësaj konference.

Koordinatori i Këshillit Organizativ, prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri, tha se në këtë edicion të “IMGC 2025”  punimet e tyre shkencore dhe abstraktet do t’i prezantojnë pjesëmarrës nga vendi, rajoni dhe bota. Ai theksoi se “key – speakers” do të jenë nga SHBA, Italia, Turqia dhe Gjermania.

Ndryshe “IMGC 2025”  është regjistruar në “Academic Conferences Worldwide”. https://conferencealerts.com/. Regjistrimi në këtë platformë ndërkombëtare është vlerësuar si një lajm i mirë jo vetëm për këtë konferencë, por edhe për imazhin e UIBM.

Më herët Këshilli Organizativ ka ndarë detyrat dhe përgjegjësitë sa i përket çështjeve organizative. Fusha e çështjeve shkencore dhe Key-Speakers do të menaxhohen nga anëtarët e UIBM, bashkëpunimi me industrinë do te menaxhohet nga KPMM,  ndërsa çështjet që ndërlidhen me politikat dhe legjislacionin minerar-industrial do te menaxhohen nga përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë.

Shperndaj ne: