Studentëve (me diplomë baçelor) në programin e Xehetarisë u lejohet vazhdimi i studimeve për një vit shtesë si parakusht për regjistrim në programin master
Senati i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) në mbledhjen e mbajtur më 17.09.2025, ka marrë vendim që të miratoj propozimin e Fakultetit të Gjeoshkencave që studentët me diplomë baçelor në programin e Xehetarisë të kenë mundësi të vazhdojnë studimet përmes një viti shtesë (60 ECTS) si parakusht për regjistrim në programin master “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Minierave në përputhje me rekomandimet e AKA-së”.
