Ekipi i UIBM për projektin LEADALKO më date 15.09.2025 mbajti takimin e radhës koordinues
Ekipi i UIBM për projektin LEADALKO mbajti takimin e radhës koordinues me qëllim diskutimin e ecurisë dhe aktiviteteve të ardhshme në kuadër të projektit.
Gjatë takimit u trajtuan disa pika kyçe, përfshirë:
- Procesin e blerjes së pajisjeve të nevojshme për realizimin e aktiviteteve.
- Planifikimin e trajnimeve të ardhshme dhe implementimin e tyre.
- Raportimin mbi detyrat dhe përgjegjësitë e realizuara nga anëtarët e ekipit deri më tani.
- Çështje të tjera të rëndësishme për menaxhimin dhe zbatimin e projektit.
Takimi theksoi rëndësinë e koordinimit efektiv mes partnerëve dhe anëtarëve të ekipit për të siguruar vazhdimësinë dhe suksesin e aktiviteteve të projektit. Çdo pjesëmarrës kontribuoi me përditësime dhe propozime që do të forcojnë cilësinë dhe ndikimin e rezultateve të projektit.
Projekti LEADALKO po vazhdon të avancojë drejt objektivave të tij, duke u fokusuar në ngritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e njohurive dhe rezultate të qëndrueshme për institucionet partnere dhe komunitetin më të gjerë.

