Fatosi

Prof.asoc.dr. Fatos Rexhepi mori pjesë në një shkollë trajnuese në Tiranë

Prof. asoc. dr. Fatos Rexhepi, profesor i asociuar në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, Universiteti “Isa Boletini” – Mitrovicë, mori pjesë në Shkollën Trajnuese “Assessing Acrylamide Hazards: Strategies for Risk Mitigation and Legislative Approaches Across Different Countries”, e cila u mbajt në Tiranë, më 17–19 shtator 2025. Shkolla u organizua në kuadër të COST Action CA21149 – ACRYRED (“Reducing acrylamide exposure of consumers by a cereals supply-chain approach targeting asparagine”), dhe u zhvillua në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV).

Ky aktivitet shkencor mblodhi ekspertë, studiues dhe përfaqësues të industrisë ushqimore nga vende të ndryshme evropiane për të diskutuar çeshtjet vijuese, si: Rreziqet e akrilamidës në ushqim, Strategjitë për reduktimin e saj në zinxhirin ushqimor, Qasjet ligjore dhe rregullatore ndërkombëtare dhe Roli i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SMEs) në zbatimin e praktikave të sigurisë ushqimore.

Pjesëmarrja e prof. asoc. dr. Fatos Rexhepit në këtë shkollë verore përbën një kontribut të rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe akademike të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, duke fuqizuar rolin e Universitetit “Isa Boletini” – Mitrovicë në rrjetet ndërkombëtare të kërkimit shkencor.

Shperndaj ne: