Logoja E Konfefences

Më 16 dhe 17 tetor 2025 në UIBM mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare e Gjeoshkencave “IMGC 2025”

Në Konferencën Shkencore IMGC 2025”,  e cila mbahet më 16 dhe 17 tetor 2025 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), do të prezantohen 35 punime shkencore dhe 12 abstrakte. Ppunimet e tyre shkencore dhe abstraktet do t’i prezantojnë pjesëmarrës nga vendi, rajoni dhe bota, ndërsa “key – speakers” do të jenë nga SHBA, Italia, Turqia dhe Gjermania.

Ndryshe “IMGC 2025”  është regjistruar në “Academic Conferences Worldwide”. https://conferencealerts.com/. Regjistrimi në këtë platformë ndërkombëtare është vlerësuar si një lajm i mirë jo vetëm për këtë konferencë, por edhe për imazhin e UIBM.

Ceremonia e hapjes mbahet më 16 tetor 2025 në Sallën e Rektoratit, prej orës 9:00!

 

Shperndaj ne: