Rektorja Deva priti në takim tre profesorë nga Turqia
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim tre profesorë të Universitetit “Zonguldak Bülent Ecevit” në Turqi, të cilët po qëndrojnë në UIBM në kuadër të programit Erasmus+ Mobility. Profesorët nga Turqia kanë mbajtur ligjërata për stafin dhe studentët e Departamentit të Xehetarisë dhe Departamentit të Gjeologjisë në Fakultetin e Gjeoshkencave.
Ligjëratat janë mbajtur nga: Prof. Melih Genis, Prof. Ahmet Ozarslan dhe Prof. Hamit Aydin. Këto ligjërata kanë për qëllim shkëmbimin e përvojave akademike dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
