Sher 4

Më 15.09.2025 ekipi i UIBM mbajtën takimin e Parë të Projektit EmpowerHER

Ekipi i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), mbajti me sukses takimin e parë të projektit “EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students”, i financuar në kuadër të Programit Social Dimension Small Grants të iniciativës SHER.

Takimi shënoi fillimin zyrtar të aktiviteteve të projektit dhe mblodhi ekipin e projektit të përbërë nga Prof.as.dr. Filloreta Kunoviku Demiri, Prof.asoc.dr. Merita Shala dhe Erzen Isufi.

Gjatë takimit u diskutuan objektivat e projektit, plani i punës dhe afatet kohore. Vëmendje e veçantë iu kushtua fazës përgatitore, përfshirë përzgjedhjen e trajnerëve, identifikimin e burimeve dhe mbledhjen e të dhënave fillestare. Projekti synon fuqizimin e studenteve duke ndërthurur edukimin në sipërmarrje, qëndresën në shëndetin mendor dhe promovimin e barazisë gjinore në arsimin e lartë.

Projekti “EmpowerHER”, i cili zhvillohet nga shtatori 2025 deri në qershor 2026, do të përfshijë punëtori, trajnimet, prezantimin e ideve të biznesit, fushata ndërgjegjësuese dhe aktivitete rrjetëzimi për të mbështetur dhe frymëzuar studentet në rrugëtimin e tyre sipërmarrës.

Takimi i parë përfundoi me një plan veprimi të qartë për të siguruar zbatimin e suksesshëm dhe monitorimin efektiv të aktiviteteve që do të pasojnë.

Shperndaj ne: