Mundësi të reja për studentët – Bashkëpunimi IKAF & BEINT
Të nderuar studentë,
Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Universiteti “Isa Boletini” ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me IKAF dhe BEINT, duke hapur mundësi të reja për zhvillimin tuaj profesional dhe digjital në fushat e kontabilitetit, auditimit, financave dhe menaxhimit universitar.
Përmes këtij bashkëpunimi, ju mund të përfitoni:
- Qasje falas në platformën digjitale IKAF Books+
- Njohje të certifikimeve dhe provimeve profesionale të IKAF-it
- Mundësi për praktikë dhe zhvillim karriere
Ky është një hap i rëndësishëm për t’ju afruar me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe për t’ju përgatitur për tregun e punës.
Për më shumë informacione dhe mënyrën e aplikimit, vizitoni https://www.ikaf.org/aplikimi-
Ju inkurajojmë të përfitoni nga këto mundësi dhe të jeni pjesë e këtij zhvillimi profesional.
