6

U prezantuan mundësitë që ofron platforma K-GenU për punë praktike me pagesë për studentë

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), janë njoftuar të enjten në një sesion informues për platformën K-GenU nga “Kosovo Generation Unlimited”, e cila lidh studentët me praktika me pagesë, mentorim profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë. Sesioni u organizua nga Qendra për Zhvillim në Karrierë dhe Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare.

Zyrtari i Lartë për Zhvillim në Karrierë, Erzen Isufi, i inkurajoi studentët që të marrin pjesë në sesione të tilla, për t’u informuar lidhur me mundësitë e mëdha që ofrohen për studentë sa i përket zhvillimit në karrierë, punës praktike etj. Gjithashtu ai foli edhe për bashkëpunimin e mirë me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare dhe mundësitë që ofron për studentë sa i përket punës praktike me pagesë.

Platformën K-GenU nga “Kosovo Generation Unlimited”, e kanë prezantuar Fatlume Halili dhe Flutra Abdullahu nga Oda Ekonomike Gjermano  – Kosovare. Ato dhanë sqarime se si funksionon platforma “Kosovo Generation Unlimited”, si të aplikojnë për praktika me pagesë përmes platformës, si funksionon lidhja me mentorët dhe kompanitë etj,

K-GenU është një mundësi direkte për studentët e UIBM për të eksploruar rrugët e zhvillimit profesional dhe përfitimet e praktikave me pagesë.

Shperndaj ne: