Mundësi për aplikim në thirrjen e hapur të JRC – Komisioni Evropian
JRC është institucion kërkimor i Komisionit Evropian që mbështet procesin e politikë-bërjes duke siguruar ekspertizë shkencore dhe teknike. Pjesëmarrja në projektet e JRC-së kontribuon në ndërtimin e kapaciteteve kërkimore në Kosovë dhe në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kush mund të aplikojë?
Universitete dhe institucione kërkimore;
Kompani (që plotësojnë kushtet ligjore dhe kanë kapacitete për menaxhimin e projekteve);
Studentë kërkues (early career researchers), doktorantë dhe post-doktorantë.
Thirrja aktuale e hapur:
“2025-1 TCB NanoBiotech – JRC Nanobiotechnology Laboratory”
Vendndodhja: ISPRA, Itali
Afati për aplikim: 1 Tetor 2025 – 28 Nëntor 2025
Kjo thirrje lidhet me përdorimin e infrastrukturës kërkimore të JRC, për qasje në Laboratorin e Nanobioteknologjisë, një mundësi unike për të kryer eksperimente në një ambient të avancuar shkencor ndërkombëtar.
Fushat tematike për aplikim:
Karakterizimi i nanomaterialeve dhe nanomedikamenteve (në ushqim, produkte konsumi, etj.) dhe ndërveprimet e tyre me sistemet biologjike;
Analiza e materialeve të avancuara;
Hulumtime mbi mikro- dhe nanoplastikën;
Tema të tjera të ndërlidhura me nanobioteknologjinë.
Përfitimet kryesore:
Qasje në pajisje moderne dhe laboratorë të avancuar të JRC;
Mbështetje teknike nga ekspertë të JRC;
Mundësi për trajnim dhe ngritje të kapaciteteve;
Mbështetje financiare për udhëtim dhe qëndrim për pjesëmarrësit e përzgjedhur.
Njësitë e mundshme për aplikim:
Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (Kimi, Biologji, Fizikë, Shkenca Kompjuterike, etj.);
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë;
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike;
Fakulteti i Mjekësisë (përfshirë programin e Farmacisë);
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
Programe të Teknologjisë së Informacionit, Shkencave të Jetës dhe Bioteknologjisë.
Shënim:
Aplikuesit potencialë inkurajohen të hulumtojnë më tej mbi thirrjen në faqen zyrtare të JRC-së dhe të vlerësojnë lidhjen e saj me fushën e tyre kërkimore për të përcaktuar përshtatshmërinë e aplikimit.
Detajet e plota mbi kriteret, procedurat dhe afatet e aplikimit mund t’i gjeni këtu:
https://joint-research-centre.
