Thirrje e hapur për projekte kreative/inovative të studentëve të fakulteteve në fushat STEM
Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shpall thirrje të hapur për projekte të vogla, kreative dhe inovative në fushën e STEM. Ftohen të gjithë studentët e fakulteteve të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë, Matematikës dhe Arkitekturës në Republikën e Kosovës, të paraqesin idetë e tyre origjinale. Ky konkurs është një mundësi për të kthyer idetë në realitet.
Kush mund të aplikojë
- Studentë aktualë të nivelit Bachelor në fakultetet e fushave STEM.
- Projektet duhet të dorëzohen në ekipe jo më të vogël se 3 anëtarë dhe jo më shumë se 5 anëtarë.
- Ekipet duhet të jenë të përziera vajza dhe djem
- Kriteret e projektit
- Origjinal & Kreativ: Projekti duhet të tregojë mendim original, krijues dhe inovativ.
- Projekti duhet të jetë i aplikuar/realizueshëm: Ideja duhet të jetë e zbatueshme në shkallë të vogël me burime të arsyeshme.
- Projekti duhet të jetë i realizuar të paktën në shkallë modeli apo më tutje.
- Të adresojë një problem ekzistues të shoqërisë apo ambientit.
Udhëzime për aplikim
• Përshkrimi i projektit: Një përshkrim i shkurtër që paraqet idenë, qëllimet dhe rëndësinë e projektit (Poster max 1 faqe A0)
• Videoja e projektit: Një video (3–5 minuta) që shpjegon dhe demonstron projektin. Videoja duhet të paraqesë qartë problemin dhe zgjidhjen tuaj inovative.
• Mënyra e aplikimit: Aplikimi duhet të kryhet përmes këtij linku: https://forms.gle/
Afati për aplikim: Thirrja do te jetë e hapur nga data 08.10.2025 deri më 05.11.2025. Aplikimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Kriteret e vlerësimit
Origjinaliteti dhe kreativiteti – 30%
Zbatueshmëria dhe realizueshmëria – 25%
Ndikimi në shoqëri/ambient – 25%
Prezantimi vizual dhe videoja – 20%
Origjinaliteti dhe kreativiteti – 30%
Zbatueshmëria dhe realizueshmëria – 25%
Ndikimi në shoqëri/ambient – 25%
Prezantimi vizual dhe videoja – 20%
Çmimet
Vendi i parë: €1000
Vendi i dytë: €750
Vendi i tretë: €500
Vendi i parë: €1000
Vendi i dytë: €750
Vendi i tretë: €500
Shpërblime shtesë për fituesit
Prezantim në Konferencën STEMinists 2025
Certifikata nga MAShTI
Promovim në faqet zyrtare dhe rrjetet sociale
Lista e shkurtë
Grupet të cilat përzgjidhen në listën e shkurtë duhet të bëjnë prezantimin e punës se tyre ku do ta paraqesin projektin (në forme të plotë apo në shkallë modeli) së bashku me posterin në madhësi A0.
Mos e humbni këtë mundësi për të treguar talentin tuaj dhe për të sjellë ndryshim. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit inkurajon të gjithë studentët e kualifikuar të marrin pjesë dhe pret me padurim projektet tuaja inovative!