Ftesë për studentët e Fakultetit Juridik: Trajnim mbi të Drejtat e Njeriut dhe Ndikimin e Inteligjencës Artificiale
Të nderuar studentë të Fakultetit Juridik të UIBM,
Ju ftojmë të merrni pjesë në trajnimin me temë: “Të drejtat e njeriut dhe ndikimi i inteligjencës artificiale”, që organizohet në kuadër të projektit “Rinia për ndryshim shoqëror në Mitrovicë”, i cili implementohet nga Reconciliation Empowering Communities – OJQ REC.
Data: E hënë, 27 tetor 2025
Ora: 10:30
Vendi: Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Objekti 1, kati i tretë, salla 308.
Qëllimi i trajnimit:
Trajnimi synon të prezantojë mundësitë për të rinjtë dhe studentët e rajonit të Mitrovicës, me fokus në:
• Zhvillimin dhe forcimin e aftësive të tyre profesionale dhe qytetare;
• Rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve përmes aktiviteteve edukative;
• Përgatitjen e të rinjve për aktivizëm qytetar dhe përfshirje sociale;
• Shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e kapaciteteve për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.
Ftohen studentët e Fakultetit Juridik të UIBM që të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga ky trajnim, i cili kombinon fushat e së drejtës, teknologjisë dhe të drejtave të njeriut – tema thelbësore për profesionistët e së ardhmes.
