Pjesëmarrja e Dekanit të Fakultetit Juridik në Konferencën Akademike Ndërkombëtare të OSBE-së
Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof. dr. Islam Qerimi, mori pjesë në Konferencën Akademike Ndërkombëtare me temën “Eksplorimi i lirisë së fesë ose besimit: ligji, identiteti dhe pluralizmi”, e organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).
Kjo konferencë e rëndësishme, e cila mblodhi profesorë, studiues dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, shërbeu si platformë për diskutim të thelluar mbi çështjet e lirisë së fesë, identitetit dhe pluralizmit. Prof. dr. Qerimi gjatë kësaj konference ka përkrahur fuqishëm rëndësinë e arsimit në promovimin e tolerances (harmonisë), mirëkuptimit dhe bashkëjetesës demokratike.
