DSC 7625

Klubi i bashkëbisedimit

Z. Gent Malushaga, Fulbright ETA, i caktuar ne Universitetin tone, po organizon “Conversation Club” dedikuar stafit akademik. Kjo iniciativë po zhvillohet  nga vet Mr. Malushaga,  që stafi të kete mundësi për praktikimin e gjuhës angleze.

Ky klub do të zhvillohet në një ambient miqësor dhe joformal, me qëllim që pjesëmarrësit të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e të folurit në gjuhën angleze përmes diskutimeve të lira mbi tema të ndryshme.

Ftojmë anëtarët e stafit të interesuar të marrin pjesë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi të vlefshme për zhvillim profesional dhe gjuhësor.

Shprehim falënderimin tonë të sinqertë USKEB dhe Fulbright ETA për mundësinë që po i ofron Univeristetit “ Isa Boletini” ne Mitrovice , studenteve dhe stafit tonë në përmirësimin e shkathtësive komunikuese në gjuhën angleze.

Shperndaj ne: