Ligj1

Në Fakultetin Ekonomik u mbajt ligjërata: “Ekonomia dhe Mjedisi, Investim në të Ardhmen”

Në Fakultetin Ekonomik u mbajt të hënën një ligjëratë nga prof.dr. Besnik Krasniqi, me temë: “Ekonomia dhe Mjedisi, Investim në të Ardhmen”. Ky aktivitet është organizuar nga “Community Development Fund (CDF)”, në kuadër të fushatës kombëtare të ndërgjegjësimit mjedisor të organizuar që synon të theksojë lidhjen e ngushtë midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Oltion Beshiri nga “Community Development Fund (CDF) ka falënderuar drejtuesit e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, për mundësitë e krijuara për organizimin e kësaj ligjërate. Ai the se është një mundësi të mirë për studentët që nëpërmjet shembujve konkretë, të trajtohen temat që lidhen me ndotjen industriale, menaxhimin e mbeturinave, shpyllëzimin si dhe mundësitë për zhvillim të gjelbër në Kosovë.

Ligjërata që e mbajti, prof.dr. Besnik Krasniqi, ka përfshirë diskutime mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e praktikave të përgjegjshme mjedisore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe mirëqenies. Pas përfundimit të sesionit, studentët patën mundësi të marrin pjesë në një periudhë rrjetëzimi dhe diskutimi joformal me folësin dhe përfaqësuesit e organizatës.

Shperndaj ne: