16

Konkurs për pranimin e 3 studentëve për punë praktike me pagesë në administratën e UIBM në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) shpall konkurs për pranimin e 3 studentëve për punë praktike me pagesë në administratën e universitetit, në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited (K-GenU)”.

Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
Vendi: Administrata e UIBM

Studentët e interesuar duhet së pari të krijojnë profilin e tyre dhe më pas të aplikojnë online përmes platformës: Kosovo Generation Unlimited.

Afati i aplikimit: nga 20 nëntor 2025 deri më 25 nëntor 2025.

Për më shumë detaje dhe për të parë kërkesat e plota të konkursit, vizitoni: https://www.kosovogenu.com/jobs/691f01292ab3ca03b58b511c?page=1

Në rast se keni nevojë për asistencë gjatë regjistrimit apo aplikimit në platformë, mund të kontaktoni në e-mailin: [email protected], ose në numrin 049 681 950.

Studentët e përzgjedhur

Shperndaj ne: