Lauren Anderson Resized (1)

Profesorja Lauren Anderson nga National Louis University fillon angazhimin e saj në UIBM në kuadër të projektit Fulbright Specialist

Të nderuar studentë, staf akademik dhe administrativ,

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë ka kënaqësinë të ju njoftojë se profesoresha Lauren Anderson nga National Louis University, Chicago, ka arritur në UIBM dhe ka nisur aktivitetet e saj në kuadër të projektit Fulbright Specialist “Zhvillimi i Qendrës së Gjuhës Angleze në UIBM”.

Ky projekt është përgatitur dhe koordinohet nga Elvedina Ismajli, zyrtare e lartë për bashkëpunim ndërkombëtar në UIBM, në bashkëpunim me Lauren Anderson nga National Louis University. Projekti synon të mbështesë themelimin e Qendrës së Gjuhës Angleze përmes ngritjes së kapaciteteve, përmirësimit të kompetencave gjuhësore të studentëve dhe stafit, si dhe zhvillimit të mekanizmave të qëndrueshëm që do të shërbejnë për një periudhë afatgjatë.

Profesorja Anderson do të qëndrojë në UIBM deri më 13 dhjetor 2025. Gjatë kësaj periudhe, ajo do të zhvillojë takime, punëtori dhe aktivitete të shumta në mbështetje të këtij projekti strategjik. Të gjithë të interesuarit mund ta takojnë në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, për t’u njohur me punën e saj, për të diskutuar ide bashkëpunimi, apo për të marrë informacione të tjera.

Gjithashtu, ju informojmë se, në kuadër të këtij projekti, po zhvillohet një hulumtim institucional me qëllim mbledhjen e mendimeve dhe përvojave të studentëve dhe stafit akademik, për të kontribuar në dizajnimin dhe funksionalizimin e Qendrës së Gjuhës Angleze në UIBM.

Ftojmë të gjithë anëtarët e komunitetit universitar të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë iniciativë të rëndësishme për universitetin tonë.

Shperndaj ne: