41433

Vizitë Studimore në Fabrikën “Vipa Chips” në Kuadër të Lëndës Automatizimi i Prodhimtarisë dhe Robotika

 Në kuadër të lëndës “Automatizimi i Prodhimtarisë dhe Robotika”, u realizua një vizitë në fabrikën ”Vipa Chips” në Pestovë, nën drejtimin e profesor-ass. dr. Luan Mulaku, me asistencën e laborantit Msc. Edon Bunjaku dhe mbështetjen e menaxherit të cilësisë, z. Tomor Vehapi. Vizita u realizua me studentët e vitit të tretë të profilit të makinerisë prodhuese nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të UIBM.
 Në këtë mënyrë, ata morën njohuri praktike mbi aplikimin e teknologjive të automatizimit dhe robotikës në industrinë prodhuese. Shprehim falenderime të veçanta për fabriken ”Vipa Chips” për mikpritjen dhe mundësinë e ofruar për zhvillimin e kësaj vizite edukative.
Shperndaj ne: