Kampusi6

Thirrje për Aplikim – Programi CEEPUS (Shkollë Dimërore, Linz – Austri)

Shtyhet afati i aplikimit deri më 12.01.2026 ora 16:00

 

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë njofton hapjen e thirrjes për aplikim për Shkollën Dimërore në kuadër të programit CEEPUS, e cila do të mbahet në:

📍 Linz, Austri
📅 22 shkurt – 1 mars 2026

Nga Fakulteti i Edukimit, parashihet pjesëmarrja e 3 studentëve, me mundësi zgjerimi deri në 5 studentë (numri final do të konfirmohet).

💰 Financimi:
Vizita studimore financohet nga CEEPUS – Austri, duke mbuluar shpenzimet kryesore të qëndrimit.

Kriteret e aplikimit:

  • Studentë të Fakultetit të Edukimit
  • Motivim i lartë akademik
  • Njohje e mirë e Gjuhës angleze
  • Aftësi të mira prezantimi

Dokumentet e nevojshme:

  • CV (në gjuhën angleze)
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Vërtetim studenti
  • Transkriptë e notave

Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (nëse ka)

📌 Afati i aplikimit: 4 janar 2026

📧 Dokumentet dërgohen në: [email protected]

Shperndaj ne: