Studentët e Fakultetit të Edukimit praktikojnë aftësitë e ndihmës së parë!
Studentet e Fakultetit të Edukimit, sot kanë ndjekur një ligjëratë nga doktor Valon Caka dhe Infermier Bajram Rama, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë, në organizimin e prof.asoc.dr. Merita Shala.
Ndihma e parë ishte tema që trajtuan sot ekspertët e kësaj fushe si një praktikë e dobishme për studentët e Fakultetit të Edukimit, duke fituar njohuri dhe aftësi të vlefshme që mund t’u shpëtojnë jetën në situata emergjente.
Në kuadër të përgatitjes së tyre profesionale, studentët dëgjuan nga Dr. Caka dhe Inf. Rama informacione teorike rreth ndihmës së parë, por gjithashtu ato morën pjesë edhe një sesion praktik të ndihmës së parë, ku patën mundësinë të mësojnë dhe të praktikojnë procedurat bazë për reagimin në situata emergjente.
Ky aktivitet praktik u fokusua në zhvillimin e aftësive të nevojshme për të ofruar ndihmë të shpejtë dhe efektive, duke përfshirë trajtimin e lëndimeve, menaxhimin e emergjencave dhe sigurinë personale. Studentët demonstruan entuziazëm dhe përkushtim, duke treguar gatishmërinë e tyre për të aplikuar njohuritë në situata reale në profesionin e tyre dhe për jetën e përditshme.





