Fgj

Studentë të Gjeoshkencave, të shoqëruar nga asistentët, vizituan minierën “Trepça” në Stantërg

Një grup studentësh të Departamentit të Xehetarisë dhe Departamentit të Gjeologjisë, së bashku me asistentët Ujmir Uka, Ariana Sadiku dhe Selim Berisha, vizituan minierën “Trepça” në Stantërg, në kuadër të aktiviteteve mësimore praktike. Ata u pritën nga drejtori Shyqyri Sadiku i cili, në pika të shkurtra foli për aktivitetin e minierës dhe mënyrën e realizimit të proceseve të shfrytëzimit.

Studentët patën rastin të shohin për së afërmi Gjeologjinë e minierës, makineritë dhe pajisjet e përdorura, proceset e shfrytëzimit si dhe problematikat që lidhen me shfrytëzimin nëntokësor. Kjo vizitë u vlerësua si një përvojë e rëndësishme që ndihmon ndërlidhjen e teorisë me praktikën

Shperndaj ne: