Fjur Ligjerat

Ligjëratë e projektit DEMOS me studentët e Fakultetit Juridik të UIBM

Me iniciativë të Dekanit të Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Islam Qerimi, Helvetas – përmes projektit DEMOS (Decentralisation and Municipal Support) – organizoi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit UIBM, në kuadër të lëndës Qeverisja Lokale.

Gjatë kësaj ligjërate, të prezantuar nga z. Ertan Munoglu, përfaqësues i Helvetas Kosovo dhe menaxher i projektit DEMOS, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me mënyrën e përdorimit të të dhënave dhe mekanizmave të performancës komunale për avancimin e transparencës, vendimmarrjes dhe llogaridhënies në nivel lokal. Në fokus të veçantë ishin Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Granti i Performancës Komunale, si instrumente kyçe për përmirësimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Ligjërata u zhvillua në formë interaktive dhe shërbeu si një hapësirë e hapur diskutimi, duke ndërlidhur konceptet teorike të qeverisjes lokale me përvoja konkrete dhe praktika reale nga puna e projektit DEMOS me komunat e Kosovës.

Projekti DEMOS bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, ndërsa zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation Kosovo.

Në përmbyllje të ligjëratës, profesori Zahir Çerkini, i cili priti dhe organizoi këtë aktivitet në bashkëpunim me përfaqësuesit e projektit DEMOS, falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesimin e treguar, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të organizuar një bashkëbisedim të radhës me studentët në fillim të vitit 2026.

 

Shperndaj ne: