JUri

Plani Strategjik dhe Ndërkombëtarizimi i Kurikulës në Fakultetin Juridik

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë vazhdon të forcojë zhvillimin akademik të Fakultetit Juridik përmes projektit të “Fulbright Specialist Program”, i udhëhequr nga ekspertja amerikane Ellen Yee. Gjatë takimeve të kësaj jave, fokusi kryesor ishte diskutimi mbi planin e ri strategjik të Fakultetit Juridik, si dhe hapat konkretë për ndërkombëtarizimin e kurikulës.
Diskutimet u përqendruan në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, harmonizimin me standardet ndërkombëtare dhe rritjen e bashkëpunimit akademik global. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe pozicionimit ndërkombëtar të Fakultetit Juridik.
Shperndaj ne: