U mbajt mbledhja e Bordit Këshillëdhënës të UIBM
Bordi Këshillëdhënës i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ka mbajtur të premten mbledhjen e parë në vitin 2026 nën drejtimin e kryetarit, Fahredin Berisha. Në këtë mbledhje janë miratuar angazhimet e anëtarëve të rinj të Bordit Këshillëdhënës: Lulzim Hoti nga “7arte” dhe Lulzim Hakaj nga REC dhe është diskutuar për Planin e Punës për Vitin 2026.
Kryetari Berisha ka falënderuar të gjithë ata që janë pjesë e Bordit Këshillëdhënës për angazhimin e tyre. Ai gjithashtu ka vlerësuar qasjen korrekte dhe bashkëpunuese nga menaxhmenti i UIBM.
Ndërsa, anëtarët e rinj, Hoti e Hakaj, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuuar me përvojën që kanë. Në këtë kontekst, është diskutuar për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet universitetit, industrisë dhe shoqërisë civile.
Prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, prof.dr. Sabri Avdullahi, ka falënderuar të gjithë për angazhimin e tyre në Bordin Këshilldhënës. Ndërsa dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, prof.dr. Mensur Kelmendi, tha se si rezultat i bashkëpunimit me industrinë kanë ndodh edhe hapa konkret, siç është përfshirja e lëndëve zgjedhore si lëndë obligative në programet mësimore.
Në këtë mbledhje është vendosur edhe për organizimin e Konferencës: “Bashkëpunimi ndërmjet industrisë dhe UIBM”, ku do të ftohen drejtues dhe përfaqësues nga bota e biznesit, shoqërisë civile dhe universitetit. Konferenca planifikohet të mbahet në muajin maj 2026.




