Aktivitete shkencore në FTU në kuadër të programit CEEPUS Freemover
Në kuadër të programit CEEPUS Freemover, nga 9 shkurti 2026 deri 13 shkurt 2026 ka qëndruar Prof. Dr. Dijana Blazhekovikj-Dimovska në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, ku janë realizuar aktivitete me karakter kryesisht hulumtues-shkencor, nën mentorimin e Prof. asoc. Fatos Rexhepi dhe me asistimin e asistentes Gonxhe Kajtazi dhe asistentes Eldina Latifi (asistente e angazhuar – bashkëpunëtore e jashtme).
Gjatë mobilitetit janë trajtuar dhe diskutuar temat: Sëmundjet zoonotike që transmetohen nga peshku, me theks të veçantë te parazitët dhe rreziqet për shëndetin publik (Fish-borne zoonotic diseases with special emphasis on parasites and risks for public health), Mostrimi i peshkut për qëllime diagnostike (Sampling of fish for diagnostic purposes).
Aktivitetet janë zhvilluar me fokus në aspektin shkencor dhe metodologjik, duke përfshirë: njohuritë që lidhen me zoonozat e peshkut dhe ndikimin e tyre në shëndetin publik; parazitët si faktorë të rëndësishëm të rrezikut; parimet e mostrimit të peshkut për qëllime diagnostike;
trajtimin dhe ruajtjen e mostrave për analiza laboratorike të besueshme.
Në kuadër të komponentës hulumtuese, janë zhvilluar gjithashtu diskutime dhe punë praktike lidhur me:
analizat kemometrike me softuer; zhvillimin e metodës për detektimin e vajit të peshkut të troftës me FTIR/PLSR; përpunimin e të dhënave spektrale dhe ndërtimin e modelit kalibrues; prezantimin e laboratorëve dhe aparaturave në përdorim në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore; diskutimin mbi mundësitë e hulumtimeve të ardhshme që mund të realizohen me përdorimin e këtyre laboratorëve dhe aparaturave.
