FIMK-u diskuton mundësitë e praktikës së studentëve të IT-së në ATK
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) mori pjesë në takimin e organizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku Drejtori i Përgjithshëm Mentor Hyseni priti dekanët dhe përfaqësues të fakulteteve të Teknologjisë së Informacionit nga universitetet publike dhe private.
Gjatë këtij takimi u diskutua mundësia e angazhimit të studentëve të IT-së në praktikë profesionale në ATK, duke përcaktuar kritere të qarta dhe transparente për përzgjedhjen e praktikantëve, si dhe rëndësia e ndërtimit të një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërinstitucional.
Ky bashkëpunim synon të ofrojë mundësi konkrete për studentët dhe të forcojë kapacitetet teknologjike të ATK-së.
