Vizitë zyrtare nga Universiteti “St. Kliment Ohridski” i Manastirit në FTU
Më 9 shkurt 2026, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (FTU) pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare Prof. Dr. Dijana Blazhekovikj-Dimovska nga Universiteti “St. Kliment Ohridski” i Manastirit. Ajo u prit nga Dekani i FTU-së, Prof. Dr. Mensur Kelmendi, në prani të Prof. Asoc. Dr. Fatos Rexhepi, profesor në FTU.
Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe profesionale, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zgjerimin e partneritetit akademik ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë. Gjatë takimit, palët diskutuan në mënyrë të detajuar mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore.
Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte inicimi i një Marrëveshjeje Mirëkuptimi ndërmjet dy fakulteteve, e cila do të krijonte një kornizë të qëndrueshme bashkëpunimi në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe inovacionit.
Në kuadër të vizitës, u zhvillua gjithashtu një takim me Prof. Asoc. Dr. Mirsade Osmani, Prodekane për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në FTU. Gjatë bashkëbisedimit profesional u diskutuan mekanizmat për forcimin e dimensionit ndërkombëtar të fakulteteve, harmonizimin e standardeve të cilësisë akademike, si dhe mundësitë për pjesëmarrje të përbashkët në programe evropiane të financimit.
