1e

Vizitë nga stafi akademik i West Pomeranian University

Me datë 23 Mars 2026, Menaxhmenti i Fakultetit Ekonomik në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” pati kënaqësinë të mirëpresë në një takim zyrtar Prof. Dr. Anna Sworowska-Baranowska, Prodekane e Fakultetit Ekonomik, si dhe Prof. Dr. Joanna Hernik nga The West Pomeranian University. Kjo vizitë u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke reflektuar angazhimin e ndërsjellë për forcimin e lidhjeve akademike ndërkombëtare.

Gjatë takimit, të pranishëm ishin Prof. Dr. Qazim Tmava – Dekan i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Esat Durguti – Prodekan për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Ass. Dr. Filloreta Kunoviku-Demiri – Prodekane për Mësim dhe Zhvillim të Cilësisë, si dhe Prof. Ass. Dr. Muhamet Spahiu. Diskutimet u fokusuan në mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave akademike, mobilitetin e stafit dhe studentëve, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndëruniversitar dhe kontribuon në avancimin e cilësisë në arsim dhe kërkim shkencor, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim profesional dhe akademik për të dyja palët.

Shperndaj ne: