E1

Ligjëratë e përbashkët me profesorë nga Polonia

Më 23 mars 2026, në kuadër të Fakultetit Ekonomik dhe në lëndën “Financat e Korporatave”, u zhvillua një ligjëratë e përbashkët me pjesëmarrjen e Prof. Dr. Esat Durguti nga UIBM, Prof. Dr. Anna Swarowska dhe Prof. Dr. Joanna Hernik nga The West Pomeranian University. Aktiviteti filloi me një prezantim mbi mundësitë e shkëmbimit të studentëve në kuadër të programit Erasmus+, duke ofruar informacione të vlefshme për përfitimet dhe procedurat e aplikimit.

Në vijim, ligjërata u fokusua në temat “Norma e kthimit” dhe “Menaxhimi i rrezikut”, duke sjellë perspektiva bashkëkohore dhe qasje praktike në analizën financiare. Ligjërata u zhvillua në një atmosferë shumë pozitive dhe frymëzuese, duke nxitur interesim të lartë dhe pjesëmarrje aktive nga ana e studentëve, si dhe duke kontribuar në pasurimin e përvojës së tyre akademike.

E2
Shperndaj ne: