Ligjëratë nga Prof. Dr. Joanna Hernik
Më 23 mars 2026, në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, respektivisht të Fakultetit Ekonomik dhe programit Erasmus+, u zhvillua një ligjëratë nga Prof. Dr. Joanna Hernik nga The West Pomeranian University për studentët e lëndëve “Analiza e të dhënave në biznes” dhe “Biznes elektronik”. Ligjërata kishte temën “Market Research in Business – Practical Approach of Desk Research and Field Research” dhe u zhvillua në kabinetin e informatikes të Fakultetit Ekonomik, ku çdo student punoi individualisht duke zbatuar udhëzimet e dhëna nga Prof. Dr. Joanna Hernik.
Aktiviteti akademik kishte një natyrë praktike dhe interaktive, duke ofruar përfitime të larta për studentët. Ata mësuan qasjen për hartimin e pyetësorëve duke përdorur Google Forms dhe Microsoft Forms, si dhe mënyrën e përpunimit dhe analizës së të dhënave të mbledhura. Ligjërata kontribuoi në pasurimin e njohurive praktike të studentëve dhe në zhvillimin e aftësive të tyre në kërkimin dhe analizën e tregut.

