FTU

Profesorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore marrin pjesë në Komitetin Drejtues të projektit STRUCTUVET në Spanjë

Disa profesor nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore te kryesuar nga Koordinatoret e Projektit Prof. Valdet Gjinovci, Prof. Mehush Aliu te shoqëruar nga Dekani Mensur Kelmendi dhe Prof. Alush Musaj, po marrin pjesë në Komitetin Drejtues të projektit STRUCTUVET, i cili po mbahet në Universitetin Autonom të Barcelonës, ne Spanjë.

Gjatë takimit dy ditor po diskutohet mbi Menaxhimin dhe koordinimin e projektit, reformimin e  kurrikulës, trajnimin e stafit akademik, zhvillimin e mjeteve të e-learning dhe qëndrueshmërinë e projektit.

Projekti STRUCTUVET është një iniciativë ndërkombëtare që synon modernizimin e edukimit për ta harmonizuar atë me standardet e Bashkimit Evropian, ku qëllimi kryesor është reforma e kurrikulave, përditësimi i programeve mësimore, duke përfshirë mësimin praktik me fokus në “One Health” (Shëndeti i Vetëm) dhe sigurinë ushqimore, arritja e standardeve te BE-së dhe rritja e konkurrencës së të diplomuarve në tregun e punës.

Projekti koordinohet nga Universiteti Autonom i Barcelonës (Spanjë), ku si partner ne implementimin e projektit përfshihen Universiteti i Prishtinës, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Universiteti i Lublanes, Universiteti i Milanos, Universiteti i Sarajevës, Universiteti i Mostarit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Oda Veterinare e Kosovës, Agjencia e Ndërmarrësisë e Rajonit të Prishtinës (Prishtina REA).

Shperndaj ne: