20250428 112243

Thirrje për Aplikim – Erasmus+ KA171 Mobilitet për Mësimdhënie në Universitetin Bingöl (Turqi)

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë njofton hapjen e thirrjes për aplikim për mobilitet të stafit akademik në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për mësimdhënie në Universitetin Bingöl (Turqi), për vitin e thirrjes 2023.

Fushat e pranueshme:

Ekonomik
Administrim Biznesi
Sisteme të Informacionit të Menaxhimit
Inxhinieri Kompjuterike
Inxhinieri Mekanike

Numri i kuotave: 2

Afati i aplikimit:
4 Maj 2026

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:

Pikët bazë për të gjithë aplikantët: 50
Njohja e gjuhës (50%)
Kontributi në projektin me Bingol (deri në 20 pikë)
Pjesëmarrja e mëparshme në Erasmus+ (-5 pikë)

Dokumentet dhe aplikimi:

Aplikimi bëhet përmes formularit të bashkangjitur
Dokumentet duhet të jenë në Gjuhën angleze
Aplikantët duhet të jenë pjesë e departamenteve të përfshira në marrëveshjen ndërinstitucionale

Të gjithë anëtarët e stafit akademik të interesuar inkurajohen të aplikojnë brenda afatit.

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Aplikacioni

Shperndaj ne: