Ftesë: Ligjëratë nga Prof. Dr. Arben Malaj – “Përballja me krizat – fillon me solidaritetin social”
Menaxhmenti i Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e një ligjërate akademike nga:
Prof. Dr. Arben Malaj
Tema: “Përballja me krizat – fillon me solidaritetin social”
Vendi: Amfiteatri i vogël – Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë
Tema: Perballja me krizat – fillon me solidatitetin social
Ora: 10:00 – 11:00
Ftohen të gjithë studentët, stafi akademik dhe të interesuarit të marrin pjesë në këtë ligjëratë me rëndësi të veçantë për zhvillimet ekonomike dhe sociale bashkëkohore.
Informatat rreth ligjëruesit
Prof. Dr. Arben Malaj është një ekonomist dhe politikan i njohur shqiptar, me kontribute të rëndësishme në akademi, qeverisje dhe institucione ndërkombëtare.
Formimi akademik dhe karriera universitare:
- I diplomuar për Financë në Universiteti i Tiranës në vitin 1986
- Nga viti 1993 ligjërues (full-time dhe part-time) në të njëjtin universitet
- Senior Fellow në Harvard University – M-RCBG
- Rektor i Universiteti Luarasi për vitin akademik 2016–2017
——————————————————————————————————————————-
Angazhime qeveritare dhe politike:
- Ministër i Financave dhe Ministër i Ekonomisë (1997–2005)
- Guvernator i Shqipërisë në Bankën Botërore
- Deputet i Kuvendit të Shqipërisë (1997–2013)
- Kryetar/Nënkryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Financa
- Kryetar i Delegacionit në Parlamenti Evropian (1999–2001)
——————————————————————————————————————————-
Pozita institucionale dhe profesionale:
- President i Institutit për Politikat Publike dhe Qeverisjen e Mirë (nga 2013)
- Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (2016–2019)
- Kryetar i Këshillit Ekonomik, Bashkia Tiranë (2015–2016)
- Konsull Nderi i Austrisë për Shqipërinë Jugore (2017–2019)
- Kryetar Nderi i Dhomës së Tregtisë, Tiranë (2017)
——————————————————————————————————————————-
Vlerësime dhe angazhime ndërkombëtare:
- Ambasador i Paqes (nga viti 2000)
- Politikani më i mirë i vitit (2008)
- Ekonomisti më i mirë i Shqipërisë (2017)
- Fitues i Royal British Award World Humanitarian Drive (2021)
- Anëtar i kabinetit drejtues “T4P”
——————————————————————————————————————————-
Angazhime dhe ligjërata ndërkombëtare
Prof. Dr. Malaj ka mbajtur ligjërata dhe prezantime në institucione të njohura ndërkombëtare, ndër të cilat: Harvard University (SHBA), Boston University (SHBA), Georgetown University (SHBA), American University, Washington DC, Bocconi University (Itali), Bamberg University (Gjermani), University of Prishtina (Kosovë), University of South-Eastern Europe (Maqedoni e Veriut), Konferenca ndërkombëtare në Seul, Kore e Jugut.
