Viti akademik 2026/27!
Të dashur maturantë,
Dyert e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë janë të hapura për ju dhe për të gjithë ata që duan të studiojnë në një mjedis akademik me traditë. Viti akademik 2026/27 e gjen UIBM me 5 vjet akreditim, të konsoliduar dhe të gatshëm për ju.
Kampus modern, programe që sigurojnë të ardhme, staf profesional akademik dhe administrativ, bursa universitare, mundësi shkëmbimi me universitete brenda dhe jashtë vendit. Ejani, shihni kampusin universitar dhe binduni! Ejani dhe bëhuni pjesë e rrugëtimit të suksesshëm!
Ju mirëpresim!
