Webi

Është lansuar zyrtarisht web-faqja e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare IMGC 2026

Është lansuar zyrtarisht web-faqja e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare IMGC 2026, IMGC 2026, së bashku me publikimin e datave zyrtare të mbajtjes së konferencës. Konferenca e 7-të me radhë organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave, Universiteti “Isa Boletini”, në bashkëpunim me Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Ministria e Ekonomisë.

IMGC 2026 do të shërbejë si një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive shkencore dhe profesionale në fushat e gjeoshkencave, minierave, mjedisit, energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke mbledhur studiues, ekspertë, institucione akademike dhe përfaqësues të industrisë nga vende të ndryshme të botës. Përmes kësaj konference synohet forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar akademik dhe profesional, promovimi i kërkimeve shkencore dhe prezantimi i zhvillimeve më të reja në sektorin e gjeoshkencave dhe mineraleve.

Të gjitha informacionet lidhur me konferencën, afatet e aplikimit, dorëzimin e abstrakteve dhe programin organizativ mund të gjenden në web-faqen zyrtare: www.imgc-2026.com 

Shperndaj ne: