Prof.dr. Kemajl Zeqiri nga FGJ mori pjesë në aktivitetet shkencore të organizuara në kuadër të projektit COST-REMINDNET
Prof. dr. Kemajl Zeqiri nga Fakulteti i Gjeoshkencave mori pjesë në aktivitetet shkencore të organizuara në kuadër të projektit COST-REMINDNET që u mbajt në Turqi. Me këtë rast, Prof. Zeqiri kontribuoi si ligjërues në kuadër të Training School: Socio-economic Aspects and Financing Methodologies of Post-Mining Activities, aktivitet i organizuar në kuadër të projektit COST-REMINDNET, i cili synon avancimin e njohurive shkencore dhe praktikave bashkëkohore në menaxhimin e aktiviteteve post-minerare. Në kuadër të këtij programi akademik, ai mbajti ligjëratën tematike: Sustainable Tailings Management in a Socio-Economic and Environmental Context, duke trajtuar aspektet e menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve minerare në raport me dimensionin socio-ekonomik, mjedisor dhe të sigurisë.
Njëkohësisht, Prof. Zeqiri mori pjesë edhe në aktivitetin shkencor ndërkombëtar International Post-Mining Symposium & ECOP 2026 – 1st European Conference on Post-Mining, ku Kosova ishte ndër 14 shtetet e përfaqësuara në këtë konferencë prestigjioze, falë angazhimit dhe kontributit të tij akademik dhe shkencor.
Përveç ligjëratave dhe diskutimeve shkencore, aktiviteti përfshiu edhe një program të pasur vizitash studimore në zonat e rehabilituara të minierës së qymyrit në rajonin Milas–Muğla–Yatağan, me fokus në praktikat e rehabilitimit mjedisor dhe transformimit post-minerar.
Nga UIBM në këtë trajnim morën pjesë edhe asistentët: Ujmir Uka, Blerina Hasani, Berat Sinani dhe Egzona Osmani. Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje, ndërsa Prof. Zeqiri u nderua me certifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në organizimin dhe realizimin e ligjëratës në këtë event shkencor ndërkombëtar.
Prof. Zeqiri vazhdon të kontribuojë në mënyrë aktive në përfshirjen e studentëve dhe asistentëve në kërkime, projekte dhe bashkëpunime shkencore ndërkombëtare, me synim avancimin e kapaciteteve akademike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit minerar
