Dita e dytë e punëtorisë për Statutin e UIBM
Ka vazhduar të premten punëtoria për rishkimin e Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë me mbë shtetje nga SHER. Pas punës në grupe punuese janë prezantuar vërejtjet dhe sugjerimet, të cilat do të përfshihen në draftin final.
Punëtoria është udhëhequr nga eksperti i angazhuar nga SHER, prof.dr. Blerim Saqipi, i cili ka vlerësuar përkushtimin e grupeve për rishikimin e Statutit të UIBM. Në bazë të planit dinamik pas përgatitjes së draftit final do të kalojë edhe në diskutim publik.
Rektorja, prof.dr. Nurten Deva, tha se po hartohet një dokument me rëndësi dhe po punohet me seriozitet që të jetë sa më funksional dhe praktik. Ajo falënderoi drejtuesit e SHER-it për mbështetjen dhe vlerësoi punën e mirë të grupit punues.
Ndërsa, Aqim Emurli nga SHER, premtoi vazhdimin e mbështetjes edhe për projekte të tjera që do të ndikojnë në ngritjen e përgjithshme të cilësisë në Universitet.




