Kampusi2

Konkurs i MASH-it për ndarjen e granteve të mobilitetit afatshkurtër të shkencëtarëve për vitin 2026

Mobilitetet janë grante që i ndan MASH për shkencëtarët kosovarë të cilët kanë ftesa që në

konferenca të rëndësishme shkencore të paraqiten me kumtesa apo prezentime dhe nuk marrin
ndihmë tjetër financiare për pjesëmarrje në konferencë. MASH nuk përkrahë prezentuesit në
konferenca të cilat organizohen në kuadër të ndonjë aranzhmani ndërshtetëror apo ndërinstitucional në mes institucioneve kërkimore-shkencore të vendit dhe të huaja.

Mobilitetet gjithashtu jepen edhe për shkencëtarët kosovarë të cilët, për shkak të pamundësisë që hulumtimi të kryhet në Kosovë, e kanë të domosdoshme që atë ta kryejnë në ndonjë institucion kërkimor-shkencor (universitet, institut, arkiv apo laborator) jashtë Kosovës. Edhe në këtë kategori përkrahen shkencëtarët të cilët dëshmojnë se në lidhje me hulumtimin nuk marrin ndihmë financiare nga ndonjë burim tjetër dhe sjellin dëshmi se hulumtimi i tillë nuk mund të bëhet në Kosovë. Nuk përkrahen mobilitetet në institucionet në të cilat kandidatët kryejnë studimet e doktoraturës apo hulumtimi bëhet në kuadër të ndonjë aranzhmani ndërshtetëror apo ndërinstitucional.
Përkrahen mobilitetet që kanë për qëllim ndërkombëtarizimin e shkencës kosovare e që zhvillohen në institucione të njohura evropiane apo në konferenca me renome ndërkombëtare. Nuk përkrahen kandidatët që aplikojnë për mobilitete në institucione joshkencore në rajon apo në konferenca lokale që zhvillohen aty.
Nuk përkrahen aplikantët që konkurrojnë për mobilitetet e përfunduara para datës së aplikimit.
Konkursi mbetet i hapur nga data 14.05.2026 deri më 30.09.2026 në ora 16:00.
Përveç kushteve të përgjithshme, kandidati duhet t’i ofrojë edhe këto kushte:
– Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dëshmi: letërnjoftimi ose pasaporta e Republikës së
Kosovës.
– Vërtetimin nga institucioni (universiteti, instituti kërkimor-shkencor apo organizatori i
konferencës) mikpritës se kandidati nuk merr ndihmë nga ky institucion dhe deklarim nën
betim se kandidati nuk pranon ndonjë mbështetje financiare të natyrës tjetër nga ndonjë
institucion relevant ndërkombëtar apo vendor për kryerjen e mobilitetit në fjalë.
– Konfirmimi nga universiteti apo instituti kërkimoro-shkencor ku punon aplikanti se
pjesëmarrja e tij nuk financohet nga ky institucion dhe mobiliteti nuk është pjesë e
projekteve apo marrëveshjeve dypalëshe apo shumëpalëshe të këtij institucioni me
institucione tjera ndërkombëtare,
– Letrën mbështetëse nga institucioni vendor me të cilën arsyetohet rëndësia e kryerjes së
mobilitetetit në fjalë dhe ndikimi i këtij mobiliteti për zhvillimin dhe avancimin e shkencës
kosovare.
– Ftesën apo letrën mbështetëse nga institucioni pritës me të cilën dëshmohet se kandidati ka
aranzhuar pjesëmarrjen në konferencë apo hulumtim dhe institucioni është i gatshëm që t’i
ofrojë resurset hulumtuese për kryerjen e hulumtimit.
– Në kuadër të mbështetjes për pjesëmarrje në konferencë, kandidatët duhet të dorëzojnë
faturën e biletës së udhëtimit, së bashku me kupon fiskal (në rast të fluturimit, bileta duhet të
jetë klasë ekonomike), si dhe dëshminë e pagesës së tarifës (fee) për pjesëmarrje në
konferencë së bashku me transaksionin bankar përkatës.
– Në kuadër të mbështetjes për pjesëmarrje në hulumtime, kandidatët duhet të dorëzojnë
faturën e biletës së udhëtimit, së bashku me kupon fiskal (në rast të fluturimit, bileta duhet të
jetë klasë ekonomike), si dhe ftesën zyrtare ku specifikohet qartë kohëzgjatja (datat) e
realizimit të hulumtimit. Mbështetja financiare për shpenzimet e qëndrimit do të
kompensohet sipas mëditjeve të përcaktuara në rregulloren për tarifat zyrtare jashtë shtetit,
por jo më shumë se 2,000 euro për periudhë deri në 2 muaj.
– Pas realizimit të mobilitetit duhet të sjellin vërtetim për pjesëmarrje në konferencë ose
vërtetim nga institucioni.
– Kandidati duhet t’i plotësojë edhe kushtet tjera specifike të parapara në udhëzimin
administrativ nr. 28/2016.
Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në arkivin e MASH.
Aplikacioni dhe informatat shtesë lidhur me kushtet që duhet plotësuar mund të shkarkohen nga
vegëza e ueb faqes së MASH: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/formulari-i-aplikimit-pergrante-te-mobilitetit-afatshkurter-2026/.
Aplikimi duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur ku të jetë shkruar “Aplikimi për grantet e mobiliteteve afatshkurtra” në adresën : rr. ”Agim Ramadani” p.n, 10000 Prishtinë, Kosovë në MASH zyra nr 4.
Aplikacionet e pakompletuara dhe aplikacionet për mobilitetet e kryera tashmë, nuk do
të shqyrtohen.
Shperndaj ne: