Foto Pages To Jpg 0001

Profesori Besim Gollopeni mbajti ligjëratë për studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Më 3 qershor 2026, me ftesë dhe në koordinim të profesoreshës Matilda Likaj nga Departamenti i Sociologjisë i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Prof. Assoc. Dr. Besim Gollopeni nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë zhvilloi një ligjëratë-bashkëbisedim me studentët e nivelit Master të Departamentit të Sociologjisë.

Aktiviteti u realizua në format online dhe u fokusua në prezantimin e studimit më të fundit të Prof. Gollopenit et al. me titull: “PISA Test: The Impact of School Characteristics and Individual Attitudes toward SES on Students’ Academic Achievement in Western Balkan Countries: Case Study Kosovo”.

Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësinë të njihen me gjetjet kryesore të studimit, metodologjinë e përdorur dhe faktorët që ndikojnë në arritjet akademike të nxënësve në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në pjesën përmbyllëse të aktivitetit u zhvillua një diskutim i hapur, ku studentët shtruan pyetje dhe ndanë mendime lidhur me cilësinë e arsimit në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. Bashkëbisedimi u karakterizua nga interesimi i pjesëmarrësve dhe shkëmbimi i ideve mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të sistemeve arsimore etj.

Në përfundim, kishte dakordim që forma të tilla të bashkëpunimit akademik ndërmjet universiteteve të vazhdojnë dhe të intensifikohen edhe në të ardhmen, në funksion të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave shkencore.

Shperndaj ne: