Ligjëratë nga profesori i Universitetit të Tokyos
Në kuadër të aktiviteteve akademike të Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, u mbajt një ligjëratë nga Assoc. Prof. Dr. Gjergj Dodbibaj nga Universiteti i Tokyos, Japoni, me temën: “Material Processing for the Recovery of Valuable Metals”.
Gjatë ligjëratës u trajtuan proceset moderne të përpunimit të materialeve për rikuperimin e metaleve të vlefshme, rëndësia e riciklimit dhe teknologjitë bashkëkohore në fushën e metalurgjisë dhe inxhinierisë së materialeve.
Studentët dhe stafi akademik patën mundësinë të përfitojnë njohuri të avancuara shkencore dhe të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në këtë fushë.
Ky aktivitet kontribuon në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave akademike e shkencore për studentët dhe stafin e Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, Fakulteti i Gjeoshkencave, Universiteti i Mitrovicës.
