Brussles 2026 11

Prodekani i FGJ-së, prof.dr. Kemajl Zeqiri, mori pjesë në takimin e organizuar nga OSF–CEPS në Bruksel

Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fakultetin e Gjeoshkencave, prof.dr. Kemajl Zeqiri, mori pjesë në takimin e organizuar nga OSF–CEPS në Bruksel me temën “From Waste to Resource”. Ky takim mblodhi ekspertë, profesionistë të politikave sektoriale, përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues nga qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim diskutimin e strategjive dhe qasjeve zhvillimore për menaxhimin dhe shfrytëzimin e Mineraleve Kritike të (CRM). Vëmendje e veçantë iu kushtua potencialit për ekstraktimit të mineraleve kritike nga mbetjet minerare, si një mundësi e rëndësishme për mbështetjen e tranzicionit drejt ekonomisë qarkore dhe sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me lëndë të para strategjike.

Duhet theksuar se Prof. Zeqiri është i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në aktivitete, konferenca dhe forume ndërkombëtare që trajtojnë çështjet e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve minerale, ekonomisë qarkore, sigurisë minerare dhe tranzicionit drejt praktikave më të avancuara dhe të përgjegjshme në sektorin minerar. Pjesëmarrja e tij në këto iniciativa kontribuon në shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e praktikave më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë minerare.

Shperndaj ne: